Mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, mbahet më 22 janar
Prishtinë, 13 janar - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u takua me përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, për të diskutuar lidhur me datën e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal, ku do të zgjidhet Kryesuesi.
Përfaqësuesit u njoftuan edhe me procedurat e votimit dhe mënyrën se si duhet të zgjidhet Kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Pas diskutimit, të gjithë përfaqësuesit u dakorduan që mbledhja të mbahet sa më parë, në mënyrë që të funksionalizohet Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Me këtë rast, si datë e mbledhjes u caktua 22 janar.