02 Maj 2024

Mbi njëmijë vëzhgues për zgjedhjet në Mitrovicë

Prishtinë, 20 janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka. Kryeshefi i SKQZ-së, Xhemail Peqani, i njoftoi anëtarët e KQZ-së me aktivitetet e Sekretariatit në mes të dy takimeve lidhur me përgatitjet për organizimin e procesit të rivotimit me 23, janar, 2011, në Mitrovicë.

Fletëvotimet pritet të arrijnë nga Sllovenia qysh sot, kurse është formuar një komision i cili do të verifikojë cilësinë e materialit sensitiv dhe jo sensitiv, që do të përdoret për rivotim në Mitrovicë.

Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike (ZRPP), i rekomandoi KQZ-së akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 23, janarit, 2011, në Mitrovicë.

Partia Demokratike e Kosovës (275) vëzhgues; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 228 vëzhgues; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 4 vëzhgues; koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 220 vëzhgues; Srpska Demokratska Stranka Kosova i Metohije (SDSKIM) 4 vëzhgues; Stranka Demokratske Akcije (5) vëzhgues; Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) 41 vëzhgues; Fryma e Re (FER) 27 vëzhgues; Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) 13 vëzhgues; Lëvizja Vetëvendosje 268 vëzhgues; Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) 46 vëzhgues; Kosova Democratic Institute (KDI) 40 vëzhgues; Ambasada e Holandës 2 vëzhgues; Ambasada e Britanisë së Madhe 2 vëzhgues; International Civilian Office (ICO) 12 vëzhgues; European Union Special Representative (EUSR) 1 vëzhgues; Zyra e Luxenburgut 1 vëzhgues; dhe, Community Building Mitrovica (C.B.M) 8 vëzhgues. KQZ, miratoi rekomandimin e Zyrës.  

Anëtari i KQZ-së, z.Betim Gjoshi, kryesues i Këshillit për Buxhet, njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me një kërkesë drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), me anën e së cilës kërkohen mjete financiare për kryerjen e obligimeve ndaj komisionarëve dhe disa kategorive të tjera, që kanë qenë të angazhuar në procesin e zgjedhjeve. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)