18 Janar 2025

Mbi 90 për qind e banorëve në veri janë të informuar për zgjedhjet

Prishtinë, 22 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara  për Zhvillim (UNDP) do të prezantojë sot faktet e shpejta të anketës së veçantë të Hulumtive të Mitrovicës.

Të dhënat që do të prezantohen paraqesin një përmbledhje të sondazhit publik të realizuar në fillim të muajit tetor 2013.

Në të analizohen qëndrimet e serbëve të Kosovës që jetojnë në komunat në veri, duke ofruar më shumë hollësi për perceptimet e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, pjesëmarrjen qytetare dhe parapëlqimet e shtëpive mediale.

Disa thekse të rëndësishme të hulumtimit që kanë dalë nga anketimi i 400 qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës (pjesa veriore e Mitrovicës, Zveçani,  Zubin Potoku dhe Leposaviqi) janë:

· Mbi 90 për qind të banorëve që jetojnë në veri të Ibrit janë të informuar për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor 2013.

· Rreth 16 për qind të qytetarëve kanë deklaruar se gjithsesi do të dalin në votim.

· Mediumi më i preferuar për t’u informuar për zhvillimet në Kosovë, është televizioni me 98 përqind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)