20 Janar 2025

Mbi 4 milionë euro u janë ndarë subjekteve politike për vitin 2016

Prishtinë, 5 shkurt - Mbi 4 milionë euro u janë ndarë subjekteve politike për vitin 2016 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këto mjete destinohen për demokratizim të brendshëm, por sipas monitoruesve, partitë politike këto mjete i shfrytëzojnë për çështje të tjera.

Partitë politike vazhdojnë të mbesin me nivelin e dobët të zhvillimit të demokracisë së brendshme, pavarësisht shumave të mëdha të mjeteve financiare që marrin nga shteti.

Vetëm nga buxheti i Kosovës, subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvend marrin mijëra euro, madje edhe miliona, për zhvillimin e demokracisë, por këto mjete, ato i përdorin më shumë për paga, mallra dhe shërbime, pagesa të qirave të objekteve e tjera, se sa për demokratizim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 25 janar ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë e 200 mijë euro nga Fondi për mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2016.

Në bazë të këtij vendimi, do të përfitojnë 15 subjekte politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)