Mbi 200 të rinj nga e gjithë Kosova aderuan në LDK
Prishtinë, 19 nëntor - Sot, në Prishtinë, kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, ka mbajtur një takim me mbi 200 të rinj nga e gjithë Kosova, të cilët kanë aderuar në LDK.
Atyre iu dëshirua mirëseardhje nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, dhe nga kryetari i Forumit të Rinisë, z. Xhafer Tahiri.
Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka përgëzuar këta të rinj, nga të gjitha anët e Kosovës, për këtë vendim dhe ka thënë se LDK-ja i mban gjithmonë dyert e hapura për të rinjtë, që ata të bëhen pjesë aktive e refomave të mëtejme në këtë pari.
\"Me anëtarësimin e këtyre të rinjve, LDK sot ndihet edhe më e fuqishme dhe më e vendosur për të vijuar reformat\", ka përfunduar kryetari Mustafa.