15 Janar 2025

Mbi 100 pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 6 nëntor – Nga data 8 deri më 10 nëntor 2012 në Prishtinë zhvillon punimet Konferenca Ndërkombëtare  “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrës këtë vit do të jenë organizatat më prestigjioze të politikës së jashtme nga bota si Atlantic Council, Hoover Institute, Brookings Institutions, TransAtlantic Institute, ICG, SAIS, Chatham House, CSF.

Mbi 100 diplomatë, editorë, ekspertë të politikës së jashtme nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Afrika, do të takohen në edicionin e dytë të Konferencës “Germia Hill”, për të diskutuar për temën: “E ardhmja e Marrëdhënieve Transatlantike: Evropa Juglindore dhe përtej”.
 
Pas debateve të cilat do të zhvillohen rreth marrëdhënieve transatlantike, zhvillimeve dhe perspektivave në Evropën Juglindore dhe aspekte të tjera që lidhen më këto tema, politikbërësit e nivelit të lartë, analistët porminentë dhe ekspertë e gazetarë nga Evropa, Amerika, vendet e Ballkanit Perëndimor e Turqia, të cilët do të marrin pjesë këtë vit, pritet të formulojnë rekomandime se si të përmirësohet dhe avancohet bashkëpunimi transatlantik.

Pas suksesit të madh të konferencës së parë inauguruese “Gërmia Hill”, e zhvilluar në nëntor 2011, këtë vit kjo ngjarje, pritet të ketë rol edhe më të fuqishëm në rritjen e interaksionit të aktorëve të politikës së jashtme kosovare me ata botërorë, mundësi të reja të lobimit me rrjete organizatash nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe pjesëmarrje aktive të Kosovës në debatet e sotshme të politikës së jashtme në Evropë dhe më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)