15 Janar 2025

Mbi 10 mijë qytetarë solidarizohen me Luginën se Preshevës

Prishtinë, 26 janar - Rreth 10 mijë qytetarë ju përgjigjen ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje në protestë për t'u solidarizuar me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Qytetarët marshuan përgjatë rrugëve të Prishtinës, për t’u mbledhur në sheshin Nënë Tereza para Teatrit Kombëtar, ku të pranishmëve iu drejtuan Vlora Shaqiri, përfaqësuese e shoqatës “Vatra”, shoqatë kjo që mbledh dhe përfaqëson shqiptarët e shpërngulur nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
 
Ajo foli para protestuesve për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës, që mos të takohet me Daçiç.

Shaqiri po ashtu kërkoi nga Presidentja Jahjaga, që mos të takohet me Presidentin e Serbisë, Nikoliç.

Në fjalimin e tij, Belgzim Kamberi kritikoi mungesën e reciprocitetit të Shqipërisë dhe Kosovës në marrëdhëniet e tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kritikuar qeverinë e Kosovës për braktisjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përsëriti edhe një herë kërkesat e protestës, pa të cilat gjendja e shqiptarëve në këto tri komuna nuk mund të përmirësohet.
 
Lëvizja Vetëvendosje përmes kësaj komunikatë dëshiron t’i falenderojë pjesëmarrësit në protestë, që treguan zërin e fuqishëm të solidaritetit me popullatën shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, posaçërisht duke ditur se shqiptarët atje janë të rrezikuar vazhdimisht dhe kanë nevojë për përkrahje nga shqiptarët kudo që janë.

 Në fund komunikata e Vetëvendosje mbyllet me: “Mbështetja jonë nuk do të ndalet vetëm në këtë protestë”.

1.    Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.
2.    Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.
3.    Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.
4.    Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)