27 Prill 2024

Mbështetja e Danimarkës për Kosovën do të thellohet

Prishtinë, 3 nëntor - Në takimin e kryeministrit Thaçi me ambasdorin danez në Kosovë, u bisedua lidhur me procesin integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë për hapat e përbashkët sa i përket avancimit të Kosovës në procesin e integrimit gjatë e Presidencës Daneze të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

Kryeminstri Thaçi falendëroi ambasadorin e Danimarkës për kontrbutin e madh që Danimarka ka dhënë dhe është duke dhënë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së proceseve politike, si dhe të proceseve që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Ambasadori i Danimarkës në vendin tonë, Karsten Ankjaer Jensen në takimin me kryeministrin Hashim Thaçi shprehu bindjen dhe optimizmin e tij lidhur me përmbushjen e shpejtë të kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave, në momentin kur fillon dialogu për këtë çështje.
 
Ambasadori danez përgëzoi Kryeministrin Thaçi për qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe shtoi se mbështetja e Qeverisë së Danimarkës për Qeverinë e Kosovës do të vazhdojë të thellohet në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)