17 Janar 2025

Mbajtja e zgjedhjeve në të njëjtën ditë, sukses i jashtëzakonshëm

Prishtinë, 25 qershor - Në mbledhjë e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovë, Kryeministri Hashim Thaçi informoi kabinetin qeveritar për takimin e fundit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Thaçi tha se gjatë këtij takimi është arritur dakordimi për marrjen e obligimeve për zbatimin e marrëveshjeve, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Data 3 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në gjithë territorin e vendit është datë e dalë nga kompromisi i arritur në takimin e Brukselit të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Kështu u shpreh kryeministri Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar, të cilin e informoi për takimin e fundit në Bruksel.

Ai tha se personalisht është që zgjedhjet të mbahen në tetor dhe jo më 3 nëntor, mirëpo sipas tij, kjo datë është në interesin e shtetit të Kosovës. Thaçi tha se është me interes që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën ditë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha etnive, ngase kjo nënkupton normalizimin dhe integrimin e plotë të territorit të Kosovës dhe normalizimin e raporteve ndëretnike dhe përfshirjen e veriut në institucionet e vendit.

”Nëse ka paragjykime sa i përket 3 nëntorit, e them këtu se sikur unë të vendosja, do të vendosja për fillimin ose mesin e tetorit dhe jo me këtë datë. Kjo datë është datë e kompromisit të takimit të Brukselit të udhëhequr nga baronesha Ashton. Por interesi ka qenë më i madh sesa si do të jetë moti atë ditë”, tha Thaçi.

Përveç tjerash, Thaçi tha se data 3 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve është brenda afatit ligjor dhe propozimet tjera i quajti joserioze. Sidoqoftë, ai theksoi se do ta respektojë çdo vendim të opozitës për ndonjë datë tjetër, por tha se atëherë duhet të garantohet mbajtja e zgjedhjeve në gjithë territorin e vendit.

“Ne do ta respektojmë çdo vendim dhe propozim të opozitës për datën e zgjedhjeve vetëm le ta marrin përgjegjësinë që ato do të mbahen në gjithë territorin e vendit në të njëjtën ditë. Kjo përgjegjësi është e siguruar dhe e garantuar tani. Është kontestuese data le të vendos opozita, ne të gjithë si mazhorancë do ta votojmë”, u shpreh ai.

Qeveria ndërkaq aprovoi Projektligjin për aministinë, e cila bashkë me ratifikimin e marrëveshjes, pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj jave. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky ligj garanton respektimin e plotë të barazisë para ligjit për gjithë qytetarët e Kosovës. Kuçi tha se ky ligj nuk aministon as nuk do të amnistojë asnjëherë lëndimin trupor apo vrasjen e personave zyrtarë në cilëndo fazë që ka ndodhë, apo edhe të qytetarëve të tjerë.

“Natyrisht këtu e kam fjalën kur mendohet për vrasjet me karakter qoftë atyre etnik, personave zyrtarë, politikë, apo të tjerë”, tha ai. Qeveria e Kosovës po ashtu miratoi edhe projektligjet për ratifikimin e dy marrëveshjeve financiare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)