24 Dhjetor 2024

Mbajtja e zgjedhjeve lokale mbetet 17 tetori

Prishtinë, 13 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka folur për takimin me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

“Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani.

Ajo tha se do të respektojë qëndrimin e krerëve të partive, që zgjedhjet të mos shtyhen, por ajo shtoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me këtë qëndrim.

“Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike partitë politike nuk u pajtuan me shtyrjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por assesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, tha Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)