Mbahet tribuna e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë
Prishtinë, 10 qershor - Sot në Prishtinë mbahet tribuna e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë me temën Shqiptarët dhe kriza politike në Maqedoni.
Në tribunë do të marrin pjesë intelektualë nga Maqedonia në Prishtinë dhe të ftuar tjerë që merren me çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe Ziadin Sela, kyetar i Lëvizjes për Reforma - PDSH dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Strugës.