Mbahet takimi plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit
Prishtinë, 8 korrik - Ministria e Integrimit Evropian ka njoftuar se sot në Qeverinë e Kosovës do të mbahet takimi i pestë plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit.
Takimi do të bashkëkryesohet nga ministri i Integrimit Bekim Çollaku dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Jean- Eric Paquet, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Isa Mustafa.
Hapja e takimit bëhet në orën 9:00, ndërsa pas takimit Çollaku dhe Paquet do të mbajnë konferencë për media, në orën 14:10.