05 Maj 2024

Mbahet takimi për kthimin e dosjeve kadastrale

Prishtinë, 9 dhjetor - Me qëllim të fillimit të zbatimit të plotë të marrëveshjes së arritur në dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për kthimin e dosjeve kadastrale, dje në Beograd u mbajt takimi i dytë i grupit tre palësh në përbërje të ekspertëve kadastral të Republikës së Kosovës, të Serbisë dhe Bashkimit Evropian si kryesuese e grupit.

Delegacioni i ekspertëve të Kosovës njoftoi të pranishmit në këtë takim se deri tani i ka kryer obligimet që kanë dalë nga plani operacional i datës 21 tetor 2011, si dhe ato obligime janë realizuar sipas dinamikës së paraparë. Ata kërkuan poashtu që edhe Serbia të ndërmarr hapa konkretë për zbatimin e marrëveshjes.

Grupi i ekspertëve të Kosovës tha se është i përkushtuar në jetësimin e marrëveshjes në përputhje të plotë me standardet evropiane. Përfaqësuesit e agjencive profesionale të Kosovës që ishin të pranishëm në këtë takim, konfirmuan se i kanë kapacitetet e plota dhe pajisjet e nevojshme për pranimin e menjëhershëm të dosjeve. Ata gjithashtu riafirmuan gatishmërinë që t’i trajtojnë edhe të gjitha problemet tjera që mund të dalin përgjatë procesit.

Kurse nga pala serbe u raportua se ka vonesa në përgatitjen dhe dorëzimin e listës për dosjet kadastrale të para vitit 1999 që ishte marrë nga Kosova e poashtu ka vonesa edhe në organizimin e vizitës në qendrat kadastrale në Serbi për të parë gjendjen momentale në cilën gjenden ato. Këto vonesa, sipas tyre, do të jenë derisa Qeveria e Serbisë të nxjerr vendimin për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe më pas ata do të fillojnë zbatimin e saj duke ofruar listën e plotë si dhe organizimin e vizitës.

Grupi për implementimin e marrëveshjes për regjistrat kadastral të Kosovës përbëhej nga z. Gazmir Raci - Këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, njëherit koordinator i grupit për dosjet kadastral, z. Scott Bowen – Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP), z. Xhevat Azemi – Zv. Drejtor i AKP-së si dhe ekspertët nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, z. Qemajl Kadiri, z. Hajzer Bublaku dhe z. Reshat Murati.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)