18 Janar 2025

Mbahet takimi për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore


Prishtinë, 14 shtator – Në Ministrinë e Integrimit Evropian, sot u mbajt takimi inaugurues i Grupit Punues për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore në Procesin e Integrimit Evropian, i cili është themeluar me vendim të ish ministrit për Integrim Evropian  Bekim Çollaku.
 
Ky grup, ka rol këshillues në përfshirjen e çështjeve të barazisë gjinore në proceset e Integrimit Evropian, përkatësisht në: programimin e fondeve të BE-së nën platformën IPA II; rishikimin e Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së (PKZMSA) si dhe përpilimin e Inputit për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
 
Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi,  theksoi se për MIE-në përfshirja e çështjeve të barazisë gjinore është e një rëndësie të veçantë dhe i dëshiroi suksese anëtarëve të grupit në punën e tyre.
 
Ndërkaq anëtare të Grupit Punues janë përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian, shoqërisë civile si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)