Mbahet takimi koordinues mes Qeverisë dhe Komunave
Prishtinë, 10 janar - Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Në takim marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli.