15 Janar 2025

Mbahet takimi konsultativ i partive politike

Prishtinë, 16 gusht - Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka thirrur për sot takimin konsultativ te partive politike me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për formimin e institucioneve të vendit.

Në këtë takim pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar koalicioni PAN dhe LAA, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë.

Refuzimin për të marrë pjesë në takimin e nesërm konsultativ ku pritet të jetë i pranishëm koalicioni PAN, e ka konfirmuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë që koalicioni LDK AKR Alternativa kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e këtij takimi.

Ndërsa në po sot, pas përfundimit të këtij takimi konsultativ, LDK-AKR Alternativa kanë thirrur një tryezë të diskutimit më qëllim që të propozohen modalitetet për gjetjen e zgjidhjes në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës që nga ceritifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme.

Thirrja për të marrë pjesë në këtë tryezë i është bërë Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të minoriteteve, derisa në tryezë nuk është thirrur për të marrë pjesë koalicioni PAN.

Në një njoftim të lëshuar për media nga koalicioni LDK AKR Alternativa thuhet se në këtë tryezë janë të ftuar ekspertë të së drejtës kushtetuese, shoqëri civile dhe ekspertë të fushës akademike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)