Mbahet takimi inaugurues i Grupit Drejtues për të Dhëna të Hapura
Prishtinë, 14 shkurt - Ministria e Administratës Publike (MAP) organizon sot në takimin inaugurues të Grupit Drejtues për të Dhëna të Hapura.
Në këtë takim Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar do të paraqesë rëndësinë dhe arritjet e gjertanishme të iniciativës për të dhëna të hapura.
Ministri Yagcilar po ashtu do te prezantoj edhe vendimin 05/84 dhe Strukturës Institucionale për të Dhëna të Hapura.
Në mbledhjen e datës 15 janar Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin nr. 05/84 për Organizimin dhe Funksionimin e Strukturave Institucionale për të Dhëna të Hapura në përputhje me rekomandimet e Raportit për Vlerësimin e Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA) si dhe Kartën për të Dhëna të Hapura të aprovuar nga Qeveria në vitin 2016.