Mbahet takimi i përbashkët ndërinstitucional te rajonit te Prizrenit
Prizren, 28 janar - Sot me ftese te drejtorit rajonal të policisë në Prizren Kolonel Faton Alija, është zhvilluar një takim i përbashkët ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe komunave Prizren dhe Suharekë.
Takimi është mbajtur në ambientet e Drejtorisë Rajonale ne Prizren dhe temë kryesore ishte siguria dhe zhvillimet në lidhje me ngjarjet e fundit.
Për punën dhe aktivitetin e policisë kolonel Faton Alija i njoftoj të pranishmit duke theksuar se përkundër incidenteve të ndodhur situata e sigurisë është e qetë dhe stabile.
Nga të pranishmit në takim u theksuan se rastet e vrasjeve në javën e fundit janë incidente të izoluara dhe se tani me ato po merren organet e drejtësisë.
Gjithashtu për aspektin e sigurisë në Rajonin e Prizrenit një raporte të shkurtë e paraqiti Kryeprokurori Admir Shala i cili njoftoj se prokuroria e Shtetit është e përkushtuar të kryej dhe zbuloj të gjitha llojet e incidenteve dhe të marrë masat e nevojshme për ngritjen e aktakuzave për të gjithë ata persona që bien ndesh me ligjin.
Me theks të veçantë prokuroria themelore në Prizren është e përkushtuar të parandaloj rastet e korrupsionit si dhe fenomenin e fajdeve.
Po ashtu një raport mbi zhvillimet dhe punën e Gjykatës themelore në Prizren e paraqiti zv.Kryatri Artan Serjani, njëherë u zotua për bashkëpunim të ngushtë më te gjitha institucionet.
Pjesë e këtij takimi ishte Kryetari i Komunës së Prizrenit Prof.Dr Mytaher Haskuka, i cili falënderoj policinë për angazhimet profesionale si dhe informimin me kohë për të gjitha ngjarjet dhe i njëjti konfirmoj se shumë shpejt pritet të instalohen edhe kamerat e sigurisë në qytetin e Prizrenit si dhe do të shtojnë kapacitetet e parkingjeve në qytet.
Si pjesë e këtij takimi ishte edhe Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremi, i cili prezantoj kërkesat dhe ankesat e qytetarëve e sidomos rëndësi të veçante i kushtoj ruajtjes së ambientit si dhe dëmtimet e parqeve që kryhen nga qytetarë të pandërgjegjshme në atë zonë.
Palët ranë dakord që takime të tilla dhe me interes të qytetareve dhe institucioneve të mbahen më shpesh.