18 Maj 2024

Mbahet takimi i parë i Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave

Prishtinë, 11 korrik - Ministria e Integrimit Europian sot organizoi mbajtjen e takimi të parë të Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave, në të cilin u prezantuan strukturat koordinuese të procesit të liberalizimit të vizave, planifikimi  për përgatitjen e raportit të gatishmërisë i cili duhet të dorëzohet tek autoritetet e Komisionit Evropian me 1 Shtator 2012, si dhe përgatitja e planit të veprimit për implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Procesi I Liberalizimit të vizave tashmë ka filluar të konkretizohet dhe më 16 Korrik pritet të funksionalizohet edhe Grupi Punues për Liberalizimin e Vizave si dhe është finalizuar metodologjia e punës në procesin e raportimit për përgatitjen e raportit të gatishmërisë.

 Qeveria e Kosoves tashmë është në fazën e përfundimit të analizës për veprimet të cilat pritet të përfundohen nga institucionet e Kosovës deri në Dhjetor 2012 dhe se progresi në këtë drejtim siguron që procesi i liberalizimit të vizave të marr dinamikë të përshpejtuar në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)