Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur
Prishtinë, 12 korrik - Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, kambajtur sot takimin e radhës, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit,Prenkë Gjetaj, ku të pranishëm, krahas anëtarëve të Komisionit, ishinedhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave vendore endërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit tëpersonave të zhdukur.
Në hapje të takimit të Komisionit, me rastin e përvjetorit të Masakrës së Srebrenicës, u mbajt një minutë heshtje, në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës dhe gjithë të rënëve gjatë luftërave të shkaktuara nga regjimi serb në fund të viteve të nëntëdhjeta.
Gjatë takimit, në përputhje me Rendin e Ditës, me kërkesë të Kryetarit Gjetaj, Udhëheqësi i Njësisë së KQPZH-së, Kushtrim Gara, prezantoi Raportin për aktivitet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Gjatë këtij gjashtëmujori, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes dhe në përkrahje të mekanizmave kompetent profesional, si Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Njësiti i Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka proceduar, në kuptimin e gërmimit vlerësues, gjashtë lokacione brenda territorit të Republikës së Kosovës (lokacioni te Xhamia, te Ura e Ibrit në Mitrovicë; lokacioni në fshatin Lloshkobar, Komuna e Ferizajt; lokacioni te varrezat e Prizrenit, lagjja Tusuz; lokacioni në Varrezat e Martirëve në fshatin Krushë e Vogël; lokacioni në Varrezat e Martirëve në fshatin Polac dhe lokacioni në Deçan). Nga gjashtë lokacionet e proceduara, kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore, katër lokacione, ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 10 individëve, të cilat janë proceduar për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore dhe identifikimi përmes analizës së ADN-së. Megjithatë, sigurisht që vetëm pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimi përmes ADN-së, do të dihet numri i saktë i individëve /personave të zhvarrosur.
Po ashtu, përfaqësues të institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, kanë marrë pjesë edhe në gërmimet e realizuara në një lokacion të shënjuar në territorin e Serbisë (lokacioni në Kizhevak, Komuna e Rashkës), përkatësisht në gërmimet e rifilluara nga data 18 prill 2017, meqë ishin ndërprerë në dhjetor të vitit 2016. Gërmimet në këtë lokacion, kanë përfunduar më 20 qershor 2017, nga ana e institucioneve të Serbisë dhe kanë rezultuar me rezultat negativ, pra pa gjetje të mbetjeve mortore dhe vend-varrezës së mundshme masive.
Krahas punëve në terren, sipas Udhëheqësit të Njësisë së KQPZH-së, Kushtrim Gara, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve, gjatë kësaj periudhe kohore janë mbajtur dy takime, në përbërje të zgjeruar, të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, ku ndër të tjera janë regjistruar dy raste të reja të personave të zhdukur, si dhe një sërë takimesh me anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës. Ndërsa në kuadër të takimeve në nivel rajonal , janë mbajtur dy takime të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, pra takimet në mes të Delegacionit të Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Udhëheqësi i Njësisë së KQPZH-së, Kushtrim Gara, po ashtu theksojë se gjatë këtij gjashtëmujori, në respektim të legjislacionit në fuqi, përkatësisht të drejtës së familjeve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur, familjeve të personave të zhdukur, iu janë dorëzuar për rivarrim mbetjet mortore të pesë rasteve të personave të zhdukur, të identifikuar, nga të cilat një rast i ri dhe katër raste në kuadër të procesit të ribashkimit të mbetjeve mortore. Gjatë kësaj periudhe kohore, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat familjare të personave të zhdukur, janë realizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese , në kuadër të shënimit të Javës për Persona të Pagjetur dhe 27 Prillit Dita e të Pagjeturve të Kosovës.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka përkrahur katër projekte të shoqatave familjare të personave të zhdukur, që në shumën e përgjithshme financiare, arrijnë në 15,100.00 (pesëmbëdhjetëmijë e njëqind) Euro.
Përfaqësuesi i shoqatave familjare në Komision, Bajram Qerkinaj, vlerësoi lartë raportin e prezantuar. Mirëpo, sipas Qerkinaj, shqetësuese mbesin lojërat që Serbia po i bënë, siç është së fundmi edhe me rastin e Kizhevakut.
Anëtarët e Komisionit, vlerësuan dhe shprehën mirënjohjen për Ekipin apo Delegacionin e Republikës së Kosovës, pjesëmarrës në edicionin e 57të të Bienales së Venedikut, për trajtimin dhe prezantimin e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në Pavijonin e Kosovës, përmes veprës artistike Lost and Found.
Gjatë takimit të Komisionit, Kryetari Gjetaj dhe përfaqësuesi i shoqatave familjare në Komision, Bajram Qerkinaj, njoftuan të pranishmit rreth vizitës së realizuar në Gjenevë dhe pjesëmarrjes në tryezën e organizuar me qëllim të vlerësimit të procesit dhe shqyrtimit të mundësive për të intensifikuar angazhimin e të gjithë akterëve për gjetjen e zgjidhjes së kësaj problematike.
Në takimin e Komisionit, është vendosur që në tre muajt në vijim, të përfundohet hartimi i draftit të Rregullores për Regjistrin Qendror dhe ky akt nënligjor të aprovohet në Komision, duke krijuar mundësinë për menaxhimin e mëtejmë të Regjistrit Qendror dhe Listës së Personave të Zhdukur.
Me kërkesë të përfaqësuesit të shoqatave familjare në Komision, anëtarët e Komisionit kanë dhënë pëlqimit, që të kërkohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe rektorët e universiteteve publike, që brenda mundësive ligjore, të kenë në konsideratë gjatë procesit të regjistrimit në vitin e ri akademik, edhe familjarët e personave të zhdukur.
Në fund të takimit, Kryetari i Komisionit dhe Përfaqësuesi i Shoqatave Familjare, mbajtën konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të gazetarëve të pranishëm.