18 Janar 2025

Mbahet takimi i këshillit të PD-së

Prishtinë, 18 shtator - Këshilli Drejtues i Partisë së Drejtësisë (PD) ka mbajtur mbledhjen e rregullt më 17 shtator, në të cilën është shqyrtuar gjendja aktuale në parti.

Sipas një komunikate të lëshuar për media nga PD-ja, bëhet me dije se pas analizës përmbajtjesore të zhvillimeve të fundit Këshilli i kësaj partie ka konstatuar se: “Partia e Drejtësisë si subjekt politik parlamentar me traditë 17-vjeçare vazhdon të funksionojë në pajtim të plotë me parimet dhe konceptet e programit të sajë themeltarë politik si dhe dispozitat statutore në fuqi”. Në komunikatë është thënë se, Këshilli Drejtues i PD-së ka konstatuar se veprimeve fraksioniste të një pjese të kryetarëve të degëve të partisë të cilët me nënshkrim personal kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të partisë nuk u ka parapri asnjë mbledhje e kryesive të degëve përkatëse përkitazi me këtë çështje.

“Si të tillë këtë kërkesë si dhe tubimin pasues të një pjese të anëtarëve të Këshillit Drejtues e vlerësoi si jostatutor dhe tejet të dëmshëm për unitetin e partisë”, është thënë në komunikatën e PD-së. Me këtë rast, Këshilli Drejtues i PD-së ka konstatuar se asnjëra prej çështjeve të ngritura muajin e fundit në diskursin e debatit brenda partiak nuk ka qenë subjekt i diskutimeve në mbledhjen e Kuvendit të rregullt të Punës të partisë, të mbajtur më 29 maj 2016.

“Në funksion të tejkalimit të vështirësive aktuale, eliminimit të pengimit jostatutor të punës së organeve qendrore të partisë nëpërmjet mospjesëmarrjes në mbledhje, si dhe sigurimit të shkallës optimale të unitetit brenda-partiak, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e PD-së vendosën që në pajtim me nenin 26 paragrafi 4 të Statutit të partisë të thirrin Kuvendet e jashtëzakonshme zgjedhore të degëve, kryetarët e të cilave kanë nënshkruar kërkesën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të partisë pa mbajtjen e mbledhjeve paraprake të kryesive të degëve në pajtim me dispozitat statutore. Njëkohësisht Këshilli Drejtues ka kërkuar nga degët e tjera të partisë mbajtjen e Kuvendeve të rregullta të punës, në funksion të sigurimit të pjesëmarrjes aktive të të gjitha strukturave partiake në zbatimin e obligimeve programore dhe statutore si dhe sigurimin e unitetit dhe integritetit të plotë politik dhe organizativ të partisë”, është thënë në komunikatën e PD-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)