Mbahet takimi i deputetëve me qytetarë në Ferizajt
Ferizaj, 6 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018.
Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës do të mbahet sot në Ferizaj në Teatrin “Adriana Abdullau”.
Në takim do të marrin pjesë deputetët: Lutfi Zharku, Valon Ramadani, Faton Topalli, Time Kadrijaj, Enver Hoti, Danush Ademi, Labinot Tahiri. â