Mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Prizrenit
Prizren, 27 prill - Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur së në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, sot mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli, Nait Hasani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha, Fikrim Damka, dhe Emilija Redžepi. ​