Mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Drenasit
Drenas, 16 nëntor - Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", sot do te mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Drenasit.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Drenasit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Armend Zemaj, Sala Berisha-Shala, Arbër Rexha, Teuta Haxhiu dhe Shqipe Pantina. â