Mbahet seminari për implementimin e Reformës së Administratës Publike
Prishtinë, 27 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Administratës Publike (MAP) do të organizoj sot një seminar për të paraqitur rezultatet e vitit të parë të implementimit të Reformës së Administratës Publike.
Ky seminar ka për qëllim të prezantojë dhe diskutojë rezultatet e monitorimit të parë të treguesve të veprimit të mbështetjes buxhetore për Reformën e Administratës Publike në Kosovë.