16 Janar 2025

Mbahet seminari dhe punëtoria "Simbio-Qyteti"

Prishtinë, 14 maj - UN-Habitat / Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i financuar nga Qeveria Suedeze, organizon Seminarin dhe Punëtorinë "Simbio-Qyteti" sot, duke filluar nga ora 9:30, në Ndërtesën e Ministrive "Rilindja" në Prishtinë.

Qëllimi i seminarit është që në mënyrë gjithëpërfshirëse të prezantojë vlerësimin e qëndrueshmërisë së zhvillimit urban, si dhe të japë një pasqyrë të iniciativës suedeze përmes ekspertes së kompanisë SKL International, zsh. Annakarin Lindberg.

Po ashtu, gjatë seminarit do të prezantohet edhe qasja Simbio-Qyteti si një metodë dhe mjet për zhvillim të qëndrueshëm, nga eksperti suedez, Tor Eriksson. Për më tepër, punëtoria synon të inicojë diskutime mbi shembujt më praktike, vlerësimin e modeleve dhe të nxjerrë konkluzione.

Të ftuar në këtë seminar janë zyrtarë komunal nga të gjitha komunat e Kosovës, nga lëmi i planifikimit urban dhe nga mbrojtja e mjedisit.

Duke patur parasysh që koncepti i qyteteve të qëndrueshme është parim themelor global në zhvillimin e ardhshëm të qyteteve, besojmë që roli i mediave në transmetimin e kësaj ngjarje tek publiku i gjerë Kosovar, është i pamohueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)