Mbahet seanca konstituive e Kuvendit
Në ketë seancë pika e vetme e rëndit te ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Thirrja e seancës është bërë pas kërkesës së PAN-it dhe AKR-së, të cilët pas një takimi që kanë mbajtur dje me Listën Serbe, kanë kërkuar mbajtja e vazhdimit të seancës për nesër.
Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë zgjeruar koalicionin e tyre, duke përfshirë në të edhe Aleancën Kosova e Re.
Partia e Behgjet Pacollit ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.