Mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor
Prishtinë, 7 nëntor - Samiti Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor do të jetë samiti i parë rajonal që do të organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, specifikisht për diskriminimin ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Ky samit do të mbledhë së bashku përfaqësues të lartë shtetërorë, gazetarë, aktivistë, përfaqësues nga shoqëria civile në nivel të rajonit, duke përfshirë përfaqësues nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.