19 Janar 2025

Mbahet Samiti i Parë i Gruas për PDK

Prishtinë, 30 mars - Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur disa qindra aktiviste nga mbarë Kosova për një Samit që do të zhvillohet tërë ditën në Prishtinë.

Ky Samit parasheh të nxis debatin rreth rrolit të gruas në shoqëri dhe të rezultojë me draftimin e Agjendës për Gruan - një dokument programatik çdo t\'i shërbejë PDK-së si platformë e qeverisjes lokale dhe komunale, për përfshirje më të madhe të gruas në proceset shoqërore, politike dhe ekonomike.
 
Agjenda do të lansohet në tërë shtetin dhe do të promovohet nga gratë, për gratë dhe do t\'i shërbejë PDK si platformë. Agjenda është paraparë të përmbajë pikat kyesore të politikave të barazisë apo pjesëmarrjes së barabartë të gruas në procesin e tranzicionit. Kjo Agjendë po ashtu do të ofron politika për të arritur barazinë gjinore në parti, shtet dhe shoqëri si një pjesë e Misionit të Ri të PDK dhe Kryetarit të saj Hashim Thaci.
 
Misioni i i Ri i zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës duhet nënkuptuar se edhe gratë do të përfiojnë nga reformat ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës.Punësimi i të rinjëve duhet të ndodhet sidomos duke u fokusuar në gratë, tëcilët janë më të pabarabarta në qasje në tregun e punës në Kosovë. 
 
Në fjalimin e vet, Kryetari i PDK do te deklaroj se \"ekspeirenca e gruas si nëna dhe vajza, por edhe punëdhënëse, si punëtore dhe eksperte - është eksperiencë e nevojshme për fazën e ardhshme të zhvillimit të Kosovës\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)