Mbahet punëtori për perspektivat gjinore në politikat publike
Prishtinë, 4 qershor - Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Institutin Evropian për Barazi Gjinore do të organizojë punëtorinë 'Indeksi Gjinor si mekanizëm për përfshirjen e perspektivës gjinore në politika publike
Punëtoria organizohet nga Agjencia për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Institutin Evropian për barazi gjinore të Lituanisë dhe përkrahur nga TAIEX ( Instrumenti Ndihmës Teknik për Shkëmbimin e Informatave) , Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.
Seminari do të analizojë të dhënat ekzistuese të mbledhura nga institucionet e Kosovës dhe do të japë rekomandime përkatëse për përgatitjen e një Raporti për Indeksin e Barazisë Gjinore në Kosovë.
Të pranishëm do të jenë ekspertë evropianë, të cilët do të paraqesin se si ky Indeks tregon boshllëqet ose pabarazitë në mes të femrave dhe meshkujve në domene kryesore, dhe se si ky informacion mund të përdoret për informimin e politikave publike dhe mundëson krahasimin në mes të vendeve.
Do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe të Integrimit Evropian në BE, Zyra e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi.