17 Maj 2024

Mbahet provimi i Jurisprudencës

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministria e Drejtësisë sot ka organizuar provimin e radhës të Jurisprudencës, ndërsa për të shikuar mbarëvajtjen e këtij provimi, të pranishëm ishin Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, njëherësh Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.

Më këtë rast, Ministri Kuçi pasi shprehi kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e provimit, tha se qëllimi i tij dhe institucioneve tjera të Kosovës, është të përgatisin kuadro për reformën që po bëhet në rend dhe ligj, të përgatisin kuadro për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovë.

Ai tha se provimi i jurisprudencës është bazament që i jep fuqi legale dhe profesionale njerëzve që nesër të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe ta ushtrojnë profesionin e avokatit.

Kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, pasi foli për procedurat që zhvillohen gjatë procesit të provimit, tha se provimi i jurisprudencës është bazë e mirë të ka kandidatë të ardhshëm për sistemin e drejtësisë, në veçanti për gjyqtar dhe prokurorë.

Kandidatët sot i janë nënshtruar provimit me shkrim nga lënda e Drejta Civile, ndërsa, nesër i nënshtrohen provimit nga e Drejta Penale.

Kandidatët që me sukses kalojnë provimin me shkrime nga lëndët e lart cekura, fitojnë të drejtën t’i nënshtrohen provimit me gojë, i cili do të mbahet pas një jave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)