16 Janar 2025

Mbahet protestë kundër qasjes dhe gjuhës seksiste të deputetëve

Prishtinë, 28 mars - Alter Habitus – Instituti për Studime në Kulturë dhe Shoqëri sot nga ora 9 e 30 organizon protestë kundër qasjes dhe gjuhës seksiste të deputetëve. 

Kjo protestë sipas këtij instituti vjen pasi në Kuvendin e Kosovës, me 14 mars 2013, u miratua në parim Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Ky projektligj u miratua me tri vota më shumë në lexim të parë, duke e njohur për herë të parë ligjërisht statusin e personave ndaj të cilëve u ushtrua dhunë seksuale gjatë luftës.

Ky plotësim i ligjit synon, rehabilitim moral dhe mbështetje institucionale atyre që e mbijetuan dhunën seksuale.

Gjatë seancës se 14 marsit, sipas Alter Habitus disa nga deputetët dëshmuan qasje seksiste dhe gjuhë denigruese. Asisoj, ata e lënduan dinjitetin njerëzor të të mbijetuarave të përdhunimit dhe i  riviktimizuan ato.

Gratë përgjatë historisë kontribuan në luftën për liri e shtetndërtim, duke paguar shpesh herë çmim më të lartë se burrat. Në vend të mirënjohjes, disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjodhën ta qesin në pazar dinjitetin e atyre që mbijetuan përdhunime!

Alter Habitus – Instituti për Studime në Kulturë dhe Shoqëri organizon protestë, kundër qasjes dhe gjuhës seksiste në Kuvendin e Kosovës. Gjatë protestës, grupi \'Have it\' do të ketë një performancë simbolike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)