18 Janar 2025

Mbahet Mbledhjen e V e Kuvendit Komunal

Prishtinë, 14 korrik - Sot, në Mbledhjen e V të Kuvendit Komunal, në diskutimin rreth rendit të ditës, përveç pikave të parapara asambleisti Ibrahim Mehmeti propozoi që pikë e rendit të ditës edhe një diskutim mbi performancën e ndërmarrjeve publike komunale dhe analizë për punën e tyre.

Ky propozim nuk u mirëprit nga asambleistët e LDK-së dhe PDK-së, të cilët në pamundësi për të votuar kundër këtij propozimi e braktisën seancën. Edhe Kryesuesi i Kuvendit, Halimj Halimi, i vetëdijshëm që me prezencën e tij përmbushet kuorumi e braktisi seancën, me çka e shkeli detyrën për të cilën e kanë votuar edhe asambleistët tjerë.

Pas këtij akti, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se veprimi i Halimit është precedent i parë i këtij lloji. Ai tha se është e pakuptueshme se si një diskutim, një analizë mbi punën e ndërmarrjeve publike mund të konsiderohet e paligjshme.

​ Ahmeti tha se​ kjo situatë me bërllog nëpër rrugë të qytetit dhe polici në stacion të autobusëve nuk mund të vazhdojë më. Ai përmendi projektet dhjetëra milionëshe në Termokos, Trafikun Urban, gjelbrimin e qytetit nga Hortikultura dhe rritjen e veprimtarisë së Sport Marketingut si rrugë përpara për ndërmarrjet komunale.

\" Neve nuk nuk na duhen njerëz partiakë në këto ndërmarrje, por profesionistë të vërtetë, menaxherë të punës të cilët i çojnë edhe ndërmarrjet edhe qytetin përpara\", tha në fund Ahmeti, duke iu bërë thirrje të gjithë asambleistëve që të vinë në Kuvend dhe të debatojnë për të mirën e Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)