Mbahet mbledhje komemorative për akademik Pajazit Nushin
Prishtinë, 3 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Pajazit Nushit, një ndër figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe të kulturës në Kosovë.
Për jetën, veprën dhe trashëgiminë shumëdimensionale që akademik Pajazit Nushi i ka lënë Kosovës, para të pranishmëve folën kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami si dhe sekretari i ASHAK-ut, Jusuf Bajraktari.
Më pas, kryeministri Isa Mustafa, bëri homazhe në nderim të figurës së shquar të akademik Pajazit Nushit, si dhe ngushëlloi familjarët dhe kolegët e pranishëm për këtë humbje shumë të madhe për Kosovën.