Mbahet Mbledhja e Tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Prishtinë, 27 maj - Sot u mbajt mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal.
Fillimisht me propozim të Kryetarit Shpend Ahmeti është shtyer për mbledhjen e rradhës pika e parë e rendit të ditës, raporti përfundimtar buxhetor për vitin 2015.
Gjithashtu, me propozim te kryetarit eshte futur si rend dite votimi I projektit te KfW-se për energji eficiente në tetë objekte publike, për të cilën Kuvend Komunal duhet të aprovojë një ndarje të buxhetit prej 50.000 euro.
Të dy propozimet e Kryetarit Ahmeti u aprovuan në rend dite dhe si të tilla u votuan më pas nga Kuvendi.
Ndër të tjera, Mirlinda Sopi u propozua anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa, Grupi i Asambleistëve të AKR-së.
Poashtu të gjitha pikat tjera e rendit të ditës, përfshirë edhe rregulloren për tarifa, gjoba dhe ngarkesa,
në këtë mbledhje të Kuvendit janë aprovuar.