Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë
Prishtinë, 3 qershor - Sot në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e tretë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Mbledhja e dy qeverive dhe aktivitetet përcjellëse do të zhvillohen në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Pjetër Bogdani dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë në Radio Televizion e Kosovës (RTK).
Në ora 10:00 të mengjesit delegacioni Shqiptar arrinë në pikën Kufitare të Vërmicës më ç\'rast do të priten nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit.
Pastaj në ora 11:00 delegacionit Shqiptar arrinë në në Bibliotekën Kombëtare ku edhe do të zhvillohet pritja ceremoniale e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Pas intonimit të Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës, Kryeministrat Mustafa dhe Rama prezantojnë kabinetet.
Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë fillon në ora 11:20.
Te dy delegacionet do të nënshkruajnë marrëveshjeve të përbashkët duke filluar nga ora 12:20.
Ndërsa konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbahe në ora 12:40.