Mbahet mbledhja e parë ceremoniale e Qeverisë Kurti
Prishtinë, 4 shkurt - Zyra për Informim në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të behët pranim-dorëzimi i detyrës nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, tek kryeministri i zgjedhur Albin Kurti.
Pas përfundimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit, do të mbahet mbledhja e parë ceremoniale e Qeverisë së Republikës Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.