19 Janar 2025

Mbahet Mbledhja e Katërt e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Prishtinë, 8 qershor - Sot u mbajt mbledhja e IV e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Fillimisht u miratua rendi i ditës i propozuar dhe ekstraktet e procesverbaleve të mbledhjes së dytë dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. Më pas filloi shqyrtimi I raportit përfundimtar buxhetor për vitin 2015 dhe raportit të punës.


Pasi asambleistët i dhanë vërejtjet për raportin e punës, fjalën e mori kryetari Shpend Ahmeti dhe sqaroi se ky nuk është raport financiar dhe nuk eshte obligim.ligjor për raportim.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Sami Hamiti, ka thënë se me tre muaj vonesë këshilltarët komunalë po e trajtojnë raportin buxhetor, i cili sipas tij, është i mangët dhe ka shumë papërputhshmëri dhe nuk pasqyrohet drejt.

“Është shkruar shumë dobët ekonomikisht. Nuk ka përputhje të përqindjeve. Janë rritur shpenzimet e luksit, të cilat nuk lidhen me investime kapitale. Ky është raporti më i keq i cili ka ardhur ndonjëherë në këtë Kuvend”, ka thënë Hamiti.

Muhamet Selmani nga PDK-ja, ka thënë se ky është njëri nga raportet me të hyrat më to vogla gjatë viteve të fundit dhe me realizim të vogël.

Në rend dite për mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës ishin edhe propozimvendimi për bartjen e buxhetit të pashpenzuar nga viti paraprak në vitin 2016, raporti tremujor janar-mars 2016 dhe shqyrtimi I raportit vjetor të Kuvendit Komunal për vitin 2016.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi e mori fjalën dhe sqaroi se këtu kryesisht po bëhet bartja e mjeteve nga viti i kaluar, pra jane kontrata ekzistuese nga viti 2015.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe propozimi i asamblistit të PDK-së Lirak Çelaj që 85 mijë euro t’i barten ndërmarrjes “Sportmarketingu” që merret me menaxhimin e pishinës së Gërmisë dhe “Shtëpisë së Gurit” në Brezovicë.

Lidhur me këtë raport ka pasur vërejtje nga asamblisti i LDK-së Agim Gashi sipas të cilit ky raport për buxhetin do të duhej të ishte më i detajuar.

Ndërkaq, me 15 vota për, 14 kundër, dhe 2 abstenime, është aprovuar edhe raporti tremujor buxhetor janar-mars 2016.

Më pas, me 24 vota për, 2 kundër dhe 5 abstenime është miratuar edhe plani vjetor i punës së Kuvendit Komunal për vitin 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)