19 Janar 2025

Mbahet Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Prishtinë, 6 maj - Sot, ​u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme eKuvendi​t të​ Komunës së Prishtinës​ për herën e dytë me rradhë, për shkak se herën e parë mbledhja e anulua nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal, për shkak të interpretimit të ndryshëm të neneve në bazë të të cilëve ishte thirrur mbledhja.

Në këtë mbledhje u propozuan këto pika të rendit të ditës të cilat me shumicë votash edhe u aprovuan:

1.    Propozimvendimi për caktimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për përzgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane;

2.    Propozimvendimin për formimin e grupit punues për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Prishtinës;​


3.    Propozimvendimi për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave nga AKP-ja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)