21 Janar 2025

Mbahet mbledhja e Ekzekutivit të Komunës së Kaçanikut

Kaçanik, 4 gusht - Ekzekutivi i Komunës e ka mbajtur takimin e rregullt të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës, Remzi Elezi, ndërsa janë diskutuar çështje të ndryshme të funksionimit të Komunës.

Besnik Salihu, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka shpalosur Raportin 3 mujor (prill-qershor) të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kaçanik. Ai ka prezantuar numrin e shërbimeve mjekësore dhe shërbimet tjera që janë kryer gjatë kësaj periudhe në QKMF. Drejtori Salihu ka përmend edhe takimin e mbajtur në MPMS ku është diskutuar planifikimi buxhetor 2015-2017 për shërbimet sociale.

Burim Çaka, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme ka njoftuar se gjithsej 2640 qytetarë të Komunës së Kaçanikut e kanë nënshkruar peticionin “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”.

Drejtori Çaka, po ashtu ka njoftuar për themelimin e një Komisioni i cili do të bënë klasifikimin e pajisjeve dhe inventarit të papërdorshëm.

Enver Kamishi, drejtor i Arsimit e Kulturës ka thënë se është përcjellur ecuria e punimeve në objektin e SHMP “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka” dhe projekti për trashëgimin kulturore në Komunën e Kaçanikut, ndërsa Hajredin Shehu, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit e Mbrojtjes së Ambientit ka thënë se janë përcjellur punimet në projektet në realizim e sipër si: “Asfaltimi i rrugës në fshatin Sllatinë”, “Asfaltimi i rrugës në fshatin Dubravë”, në lagjet Mezraja e Tron, në fshatin Kovaçec, lagjen Selmanaj në Doganaj, rrugën Gajre-Ivajë dhe në lagjen Çardak ku është duke u realizuar projekti për ndërtimin e kanalizimit.

Shkëlqim Jakupi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka thënë se CDI-ja zvicerane do të financon me afro 90 mijë euro ndërtimin e fazës së dytë të ujësjellësit në fshatin Glloboçicë. Drejtori Jakupi duke folur për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut ka thënë se dëme të konsiderueshme kanë pësuar ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa janë dëmtuar edhe disa rrugë lokale e sidomos ato të paasfaltuara.

Zylfi Koxha, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Pylltarisë ka njoftuar se janë korrur mbi 90 % e sipërfaqes së mjellur më grurë, ndërsa rendimentet sillen mbi 4000 kilogram për hektar. Ai ka thënë se kanë mbetur të pa korrura disa parcela me sipërfaqe më të vogla në fshatra të thella malore. Koxha njoftoi edhe për përfundimin e projektit për rrallimin e pyjeve i realizuar gjatë muajve qershor dhe korrik.

Shefket Koxha, shef i Zyrës së Prokurimit tha se javën e kaluar është tenderuar 1 projekt, për 3 projekte tjera janë përzgjedhur operatorët ekonomik, 3 projekte janë në fazën e vlerësimit dhe 2 projekte janë kontraktuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)