21 Janar 2025

Mbahet mbledhja e Bordit Drejtues të Peticionit “Kërkojmë Drejtësi

Prishtinë, 13 korrik - Sot u mbajt mbledhja e Bordit Drejtues të Peticionit nën drejtimin e Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, kryesuese e Bordit. Në këtë takim u diskutua për përgatitjet e fundit organizative para nisjes së peticionit.

Ndërkaq Bordi vlerësoi lartë përgatitjet duke qenë plotësisht gati për nisjen e peticionit dhe njehërit anëtaret e Bordit anë ftuar qytetaret që ti përgjigjen sa ma masivisht nënshkrimit të peticionit nesër që nga orët e hershme të mëngjesit në të gjitha qytetet Kosovës e që do të zgjat gjithsej pesë ditë.

Bordi fton qytetarët që mos ta kursejnë kohën duke dhëne kontributin e tyre për ndëshkimin e padrejtësive që janë bërë ndaj shoqërisë dhe kulturës shqiptare nga okupatori. Andaj në si shoqëri kemi rastin që pas shumë vitesh heshtje tani të ngrisim zërin e të paraqesim krimin si dhe përmes peticionit të nisim dhe të kërkojmë drejtës për padrejtësinë duke nënshkruar peticionin “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë” ju keni vepruar për drejtësi.

Poashtu të nderuar media, ju bashkëngjisim listën e konferencave për media nëpër komuna që nis nga sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë në ora 9:00, dhe vazhdohet nëpër pjese tjera gjatë krejt ditës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)