22 Janar 2025

Mbahet konferencë 7 ambasadorë, 7 shqiptarë dhe 7 serbë

Mitrovicë, 3 shtator - “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe”, është titulli i konferencës, e cila do të organizohet sot nga “RTV Mitrovica” dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Konferenca do të jetë e tipit të tryezës së rrumbullakët.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë shtatë ambasadorë, shtatë shqiptarë dhe shtatë serbë. Nga radhët e ambasadorëve do të jenë pothuaj të gjithë ambasadoret Quintit, si dhe shefi i  Zyrës Diplomatike Ruse, ambasadori belg dhe ambasadori holandez Robert Bosch.
Shqiptarët në këtë tryezë përfaqësohen nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-presidenti Behgjet Pacolli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, deputeti Ilir Deda si dhe publicistët Halil Matoshi, Shkelzen Gashi e Baton Haxhiu.

Nga radhët e serbëve do të jenë ministri serb në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kryetari Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, deputeti Nenad Rashiq, si dhe publicistët Branimir Kërstiq, Zhelko Tvrdishiq dhe Nenad Radosavljeviq.

Tryeza do të mbahet në lokalet e “RTV Mitrovica”  sot ora 11:00 - 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “RTK1” dhe “RTK2”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)