Mbahet konferenca rajonale mbi lirinë e informimit
Prishtinë, 18 shtator - Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizon Konferencën Rajonale mbi Lirinë e Informimit, që do të mbahet sot në Prishtinë duke filluar nga ora 9:00.
Konferenca do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar sfidat në zbatimin e legjislacionit mbi lirinë e informimit. Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i praktikave rajonale në zbatimin e legjislacionit mbi lirinë e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave.
Hapjen e konferencës do ta bëjnë Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambassador Jean-Claude Schlumberger.
Pjesëmarrësi të konferencës për lirinë e informimit do të jenë përfaqësues të institucioneve që merren me lirinë e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave në Slloveni, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe organizatat e shoqërisë civile.