16 Janar 2025

Mbahet konferenca për drejtësinë dhe ballafaqimin me të kaluarën

Prishtinë, 7 shkurt - Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) do të jetë nikoqir i konferencës për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën.

Konferenca e titulluar Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të Kaluarën - Mësimet e Nxjerra dhe Idetë për të Ardhmen është ngjarja përmbyllëse e projektit tre-vjeçar Përkrahja Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë (STJK) që ka mbështetur Grupin Punues Ndër-Ministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) të përbërë nga institucionet dhe shoqëria civile.

Qëllimi i konferencës është të ofroj një platformë për vet-vlerësim dhe reflektim mbi objektivat e arritura, pengesat kryesore dhe mundësitë potenciale.

Kjo platformë do të shërbej si hapësirë për shkëmbimin e këndvështrimeve të akterëve kryesor mbi atë se çfarë është mësuar nga proceset e deritanishme të DT dhe çfarë mund të aplikohet për të përmirësuar procesin në të ardhmen.

Rekomandimet e nxjerra nga konferenca do t’ju ndihmojnë vendim-marrësve dhe palëve të interesuara të përmirësojnë iniciativat për drejtësi tranzicionale në Kosovë, duke u bazuar në mësimet e mësuara nga proceset e kaluara.
 
Andrew Russell, Koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Sh.T Jean-Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës, dhe Z. Florian Dushi, Zëvendës Ministër i Drejtësisë, Kosovë do të mbajnë fjalimet hyrëse. Bashkangjitur edhe agjenda e detajuar me emrat e panelistëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)