Mbahet konferenca ndërkombëtare për përgjegjësinë politike
Prishtinë, 17 maj - Sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës fillon punën konferenca rajonale me temë: "Së bashku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike, organizuar nga IPS Alumni Kosova.
Punimet e konferencës do të hapen nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i cili pjesëmarrësve do tiu drejtohet edhe me një fjalë rasti.
Në këtë Konferencë, pos tjerësh, do të marrin pjesë edhe 40 të rinj nga Evropa, ish- praktikantë të Bundestagut Gjerman.