Mbahet konferenca e ambasadorëve të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 25 qershor - Ministria e Punëve të Jashtme organizon hapjen e konferencës së tretë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, me temë qendrore Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do tu adresohen të pranishmëve me fjalë rasti.
Konferenca mbahet sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 12:00.