Mbahet Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike
Prishtinë, 19 prill - Ministri i Administratës Publike i cili njëherit është Kryesues i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, Mahir Yagcilar organizon takimin e radhës së Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.
Në këtë takim do të marr pjesë dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj
Takimi do të mbahet sot në sallën e takimeve në Ministrinë e Administratës Publike, objekti i qeverisë ish Rilindja.