Mbahet forumi për Agjendën 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë
Prishtinë, 24 nëntor - Instituti për Politika Zhvillimore dhe Asociacionit të Komunave, organizojnë forumin e lartë politik me titull ‘Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë’.
Në punëtorinë nacionale do të marrin pjesë rreth 30 pjesëmarrës që përfaqësojnë komunat si dhe institucionet e nivelit nacional nga Kosova.
Pjesëmarrësit janë profesionistë nga bashkitë që kanë punuar metodologjinë e hartës sociale “Qasja Gjithëpërfshirëse” dhe kanë përafruar me sukses planet e tyre komunale të mbrojtjes sociale në bazë të të dhënave të mbledhura në nivel lokal, 2 komuna që kanë përfituar nga punëtoritë mbi “Lokalizimin e OZhQ-ve dhe përfaqësues të institucioneve të nivelit qëndror duke përfshirë Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm, Institucionin i Avokatit të Populli, Zyra e Kryeministrit, Agjencinë e Statisitikave të Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal etj.
Në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) po zbaton dy projekte rajonale me fokus në ngritjen e kapaciteteve të komunave në aplikimin e hartës sociale “Qasja Gjithëpërfshirëse” dhe në procesin e Lokalizimit të OZhQ-ve.
Projekti regjional “Të drejtat sociale për grupet e cenueshme II” (SoRi II) zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe po punon në nivele lokale, nacionale dhe rajonale në pesë vendet për shkëmbimin rajonal të praktikave të mira dhe zhvillimin e kapaciteteve të akterëve përkatës shtetërorë dhe joshtetërorë në fushën e të drejtave sociale dhe të njeriut dhe përfshirjen e grupeve vullnetare.
Projekti “Mësimi Rajonal për Zbatimin e Agjendës 2030 në Evropën Juglindore (veçanërisht Maqedonia e Veriut dhe Kosova) – SFF Agenda 2030” (SFF Agenda 2030 project) synon të përmirësojë kushtet për zbatimin e Agjendës 2030 dhe raportimin në Ballkanin Perëndimor përmes shkëmbimit rajonal, rrjetëzimit dhe mësimit (me fokus në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën).
Të dy projektet ndajnë aktivitete që përpiqen të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve të organeve koordinuese të OZhQ-ve në nivel nacional si dhe në mbështetjen e komunave në zhvillimin e kapaciteteve për lokalizimin e OZhQ-ve.
Për më tepër, të dy projektet bashkëpunojnë me Rrjetin e Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS) si partner i tyre i përbashkët politik dhe Asociacionin e Pushtetit Lokal në Kosovë (AKK).
Prandaj, potenciali për bashkëpunim midis dy projekteve është shumë i lartë. Në këtë drejtim,seminari kombëtar i propozuar është planifikuar të zbatohet së bashku, duke kontribuar kështu në treguesit e të dy projekteve.
Për të avancuar me shpejtësi Agjendën 2030 dhe për të arritur një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë kërkohet angazhim gjithëpërfshirës dhe proaktiv nga palë të ndryshme të interesit.
Këtu përfshihen akterë të rëndësishëm si institucionet qëndrore e lokale si dhe akterë të tjerë nga shoqëra civile, sektori privat si dhe akademia.
Kjo qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë e aplikuar globalisht garanton rishikim e zbatim të duhur të agjendës.
Përfshirja e akterëve kaq të rëndësishëm në avancimin e Agjendës 2030 siguron mbushjen e boshllëqëve të vërejtura dukshëm në nivel vendi për zbatimin e Agjendës, si dhe shpërfaq hapa pasues që duhet të ndërmerren në mënyrë urgjente.
Qasja gjithëpërfshirëse e shoqërisë ndër tjerash nënkupton krijimin e një ure bashkëpunuese midis palëve të ndryshme të interesit për të mundësuar një partneritet produktiv dhe hapa konkret drejtë shtyerjes përpara të Agjendës 2030 dhe përmbushjes së Objektivëve të Qëndrueshëm (OZhQ-ve). Përmirësimi i dialogut mes këtyre akterëve është esencial në kohën kur vetëdijësimi mbi këtë temë nuk është në nivelin e duhur.
Përmes krijimit dhe stabilizimit të këtij dialogu në mes të këtyre palëve të interesuar, dhe përmes gjetjeve dhe të dhënave të mbledhura nga këto dialoge synohet të mbështetet Qeveria në përpilimin e Raportit Vullnetar Kombëtar (VNR-s.
Ky dokument ofron informata lidhur me përvojat e përgjithshme, sfidat, mësimet dhe sukseset e arritura drejt avancimit të Agjendës 2030. Gjithashtu, ky raport është instrument për hartimin dhe forcimin e kornizës institucionale dhe zhvillimin e politikave të duhura për të zbatuar Agjendën 2030.
Ky dokument jo vetëm që tregon rrugën e qartë të procesit të zbatimit të agjendës, por gjithashtu përfaqëson nivelin e transparencës së institucioneve dhe i mban nën përgjegjësinë për kornizën e Agjendës 2030.
Duke marrë parasysh që ky projekt bashkëpunimi përfshin autoritete dhe organizata të ndryshme, duhet kuptuar që rolet dhe kontributet e tyre në këtë proces janë të ndryshme, njejtë sikur motivet e tyre për të marrë pjesë në këtë proces.
Në këtë drejtim, përveç që shoqëria civile përfaqëson interesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme shoqërore, ajo është e interesuar për të marrë pjesë në procesin e zbatimit të Agjendës 2030 pasi e sheh si mjet për të promovuar përpjekjet e saja dhe për të rritur ndikimin në politikëbërje.
Nga ana tjetër, sektori privat e konsideron këtë proces si mundësi për të rritur në mënyrë të qëndrueshme entitetet ekonomike dhe për t’u bërë më të përgjegjshëm ndaj shoqërisë, si dhe për të ndërtuar imazh të fortë në komunitet.
Ky projekt synon nivelin më të lartë të koordinimit dhe bashkëpunimit gjatë mbajtjes së punëtorisë nacionale të titulluar ‘Kontributi i akterëve institucional dhe të tjerë për zbatimin e duhur të Agjendës 2030: Rekomandimet, zotimet dhe hapat tutje’.
Kjo punëtori do të mbahet me datën 24 dhe 25 nëntor në Hotel Emerald, Prishtinë.
Punëtoria do të përqëndrojë vëmendjen e institucioneve në sfidat sistematike me të cilat përballen grupet punuese që punojnë për një qasje gjithëpërfshirëse dhe gjithashtu do t’u mundësojë komunave të shprehin shqetësimet e tyre mbi nevojën për një koordinim më të mirë në zbatimin e politikave kombëtare dhe nevojën për t’i plotësuar ato me masa për ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal dhe qëndror.