Mbahet forumi i diskutimit “E drejta për të ditur - legjislacioni në Kosovë”
Prishtinë, 28 shtator - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtës për të Ditur, Avokati i Popullit organizon Forumin e Diskutimit “E drejta për të ditur - legjislacioni dhe praktika në Kosovë”.
Ky forum diskutimi synon të paraqes reflektim mbi të drejtën për të ditur, si koncept fundamental për tranparencë dhe llogaridhënie institucionale, duke ofruar përspektivat e folësve mbi legjislacionin që siguron respektimin e kësaj të drejte dhe zbatimin praktik të saj, përfshirë funksionalitetin e mekanizmave që garantojnë qasjen në dokumente zyrtare dhe në informacion në vendin tonë.