24 Dhjetor 2024

Mbahet forum për de-politizimin e çështjes së personave të zhdukur

Prishtinë, 25 gusht - Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) organizon sot forumin “Nevoja per de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!".

Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë do të shënohet me aktivitete të ndryshme të organizuara nga 24 deri më 30 Gusht 2021.

Forimi i sotshëm do të bashkojë përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante të cilat mirren me çështjen e personave të zhdukur dhe familjarët e personave të zhdukur, për të diskutuar çështjen më të ndjeshme në lidhje me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në Kosovë.

Familjarët e personave të zhdukur kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësi dhe zhgënjim për ritmin e ngadaltë të zhvillimit të procesit në vitet e fundit, lidhur me kërkimin e të pagjeturve, mungesën e procedurave gjyqësore dhe më e rëndësishmja, politizimi i çështjes, ndërsa ata u bënë thirrje të gjitha palëve për ta trajtuar çështjen nga këndi humanitar dhe i të drejtave të njeriut.

Çështja e personave të zhdukur është një komponent thelbësor i drejtësisë tranzicionale dhe procesin e ballafaqimit me të kaluarën, ndërsa liderët politikë në Kosovë dhe Serbi shpesh e hapin këtë çështje vetëm me rastin e zgjedhjeve dhe përvjetorëve.

QBPZH vlerëson se duhet të ndërmirren hapa për të parandaluar politizimin e kësaj çështje, pasi ajo pengon procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur dhe e largon atë nga konsideratat humanitare dhe të të drejtave të njeriut.

Çështja e personave të zhdukur është përfshirë në agjendën e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë.

Një seri takimesh të nivelit ekspert për personat e zhdukur u zhvilluan në Bruksel në korrik 2020 si pjesë e dialogut.

Çështja e personave të zhdukur u përfshi gjithashtu në marrëveshjet ekonomike midis Prishtinës dhe Beogradit të nënshkruara në Uashington në Shtator 2020, ku të dy palët u zotuan të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.

Gjithashtu një Deklaratë e përbashkët mbi personat e zhdukur në kuadrin e procesit të Berlinit u miratua në samitin e Ballkanit Perëndimor, Londër 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)